zoom

Blog

Skema e kredisë me 0 interes për administratën do të rrisë korrupsionin në Shqipëri

Pas rritjes se forte te planifikuar te pagave ne administrate tashme vjen nje tjeter avantazh per te punesuarit ne publik: kredi per strehim ne 0% interes!

Ne vijim qeveria mund te planifikoje edhe pension suplementar (te shtylles se dyte) per te gjithe punonjesit e administrates, qe do i paguajme me taksat tona qe do shkojne ne qiell!

Ne finale, punesimi ne privat do jete thjesht per nje kore buke, pas ite gjithe do duan te punone ne shtet dhe keshtu do plase nje korrupsion epik per nje vend pune ne administrate, pasi puna ne shtet ka shume te mira, pertej atyre qe thame me lart:

– nuk ka pergjegjesi,

– oraret i ke sipas qejfit,

– objektivat nuk jane kusht per vijim punesimi (ne fakt ne punen ne shtet nuk dihet se cfare jane objektivat, pasi niveli “ekspert: i idiotesise se punonjesve nuk mund te perceptoje konceptin “OBJEKTIV”),

– mund te behesh milionner dhe miliarder qe 24 vjec, pasi emerohesh drejtor dhe je ne paje te komisionit te tenderit,

– edhe po nuk u be puna, rrogen e merr,

– fundjaven e ke pushim te plote (ne vijim te trecerekpushimit qe ben gjithe javes, pasi 1-2 ore ulet adminstrata per pune),

– rruge/turizem jashte Shqiperise me taksat e shqiptareve, per zero lek pune dhe vlere te shtuar,

– pushime te garantuara ne ditet e festave,

– anetar neper qindra borde institucionesh dhe shoqerish publike (po te jesh militant, aktivist dhe patronazhist), me ZERO vlere te shtuar per ekonomine, por vetem grires taksash, etj.

Privati ne Shqiperi, pervecse eshte pare historikisht si KULAK dhe XHAMBAZ e MATRAPAZ (ne fakt nje pjese e tij eshte me shume se kaq), nisur nga shfrytezimi skllaverues qe i ka bere fuqise punetore keto 30 vitet e fundit, do e kete thuajse te pamundur te motivoje punonjesit e tij, pasi epoka e gjeinjshtrave dhe mashtrimeve me rritje pagash dhe pagesa siguracionesh ka perenduar nje here e mire; mosvleresimi i produktivitetit eshte histori e mbyllur, nderkohe qe presioni nga puna e shtet eshte i jashtezakonshem dhe vrastar!

Qe te ece perpara PRIVATI duhet te filloje te mesohet me faktet e meposhtme:

– XHIRO nuk eshte para’ e pronarit, prej te ciles ai fillon dhe paguan detyrimet;

– FITIMI eshte ne perqindje te kapitalit te investuar dhe kjo perqindje nuk eshte me here (mbi 100%) por 15-20% ne vit;

– FITIMI llogaritet mbi kapitalin e investuar dhe jo mib XHIRON;

– FITIMI llogaritet dhe terhiqet ne fund, pasi shlyhen te gjithe detyrimet dhe jo si shumica e sipermarresve pellazge qe e marrin qe ne fillim dhe pastaj shlyejte cfare te mundin nga detyrimet, perfhsi ketu dhe pagat;

– PAGAT dhe SIGURIMET nuk mund te paguhen ne fund apo kur te duash ti si pronar, pasi ke marre ne xhep fitimin dhe ke pagu politiken, median dhe tarafin per qoka.

Deri sa te edukohet SIPERMARRJA PRIVATE per sa me lart shqiptaret ose kane ik nga Shqiperia, ose do i kesh te gjithe te punesuar ne SHTET!!!