zoom

Blog

Karnavalet në Shkodër, traditë apo festë bashkiake?

Cfare eshte kuptimi i karnavaleve ne Shkoder?

Nuk e kuptoj.

A ka kush me ma qit kuptimin?

Kuptoj luften e gjelave te detit ne Divjake.

Hedhjen nga ura ne lume ne Berat.

Vallen me shpata ne Tropoje.

Garen me barcaleta ne ndonje lokal ne Shkoder.

Rivaliteti me shendete ne dolli ne Skrapar.

Sfidat me ballokume ne Elbasan.

Garat e notit ne Pogradec.

Garen me biciklete mifa ne Fier.

Konkurrencen kush e ngre ma nalt kullen ne Tirane

Po karnavale ne Shkoder?

Kostumet Veneciane?

Nuk shoh lidhje.

Ka qene tradite? Ne c’kuptim? Festohej ne popull gjeresisht apo ne disa rrethe tregtaresh si imitim i nje kulture te huaj?

E ka shenjuar kaq shume identitetin shkodran sa te quhet se po festohet nje tradite, apo eshte nje ngjarje si ato qe ka me dhjetra ne te kaluaren ne cdo komunitet?

Vjen si frymezim nga poshte, nga familjet, nga lagjet, nga njerezit, apo vjen nga pushteti, partia? Se nuk shoh asgje qe te mos jete évent bashkiak.

Dhe me se fundi, a ka baze te krijohen tradita te reja duke marre material te dikurshem, te zmadhohet, fryhet, ai, dhe te linde nje prirje te re? Mund te kete jete?

Do te festojme traditat tona, apo ato te huazuara qofte edhe nga nje kulture e madhe si ajo veneciane? Se vend ka per cdo gje. Dhe per lufte me demin neper lagje e qytetit. Po a jemi ne?

Nuk e di. Me interes te dija pergjigje, se qe ngjarje si keto ka pas nuk e diskutoj. Por sa kane prek ashtin identitar vendas, nuk shoh argumentim.