zoom

Aktualitet

SKANDALI/ “Wisdom” zgjedh anëtarët e institucioneve të drejtësisë

Kolegji universitar “Wisdom”, që rezultoi i përfshirë në skandalin me diploma false të zbuluar nga autoritetet italiane, renditet mes organizatave që kanë të drejtën të zgjedhin anëtarët e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.

Në njoftimin publik të Avokatit të Popullit, që mban datën 21 shtator 2023, “Wisdom” është përzgjedhur së bashku me katër organizata të tjera të shoqërisë civile për të kryer verifikimin paraprak të kandidaturave për anëtarin që përfaqëson shoqërinë civile në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Hetimi mbi skandalin me shitjen e diplomave dhe certifikatave false nga Tirana për shtetas italianë zbuloi se në krye të skemës së mashtrimit ishin dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti Savino dhe Lucia Catalano.