Aplikacion
Zbardhen detaje të reja nga skandali me diplomat false, i zbuluar nga hetimet e autoriteteve italiane, ku ishte i përfshirë edhe Universiteti Wisdom në Tiranë.
Në skemën e mashtrimit ishin përfshirë drejtuesit e “Wisdom” dhe një zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shqiponja Telhaj.
Kjo e fundit, sipas përgjimeve të zbardhura nga Guardia di Finanza, ishte korruptuar për një çantë të markës “Luis Vuitton”, me vlerë 1200 euro.

Në foto: Shqiponja Telhaj
Falë kësaj dhurate ajo i ka hapur rrugën akreditimit të universitetit në Shqipëri.
Telhaj ka qenë në krye të Agjensisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e njohur shkurtimisht si ASCAL./ Zoom.al