zoom

Aktualitet

Skandali me pagat dhe të dhënat personale të shqiptarëve, Prokuroria nis verifikimet

Skandali me pagat dhe të dhënat personale të shqiptarëve, Prokuroria nis verifikimet

Pas bujës së patronazhistëve, një tjetër skandal i rëndë ka shpërthyer me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, ku bëhet fjalë për një databazë me të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën, që po shpërndahet në WhatsApp.

Lidhur me të gjithën këtë, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet përkatëse.

Burime nga Prokuroria e Tiranës, bëjnë me dije se verifikimet kanë nisur pas një ankese të një grupi qytetarësh për nxjerrje dhe përdorim të dhënash.

 

Postime të lidhura