Aplikacion
Futbolli turk po përjeton një skandal, ku në qendër të hetimeve janë vetë gjyqtarët.
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Hatciosmanoglu, deklaroi në një konferencë për shtyp se një numër i konsiderueshëm zyrtarësh të arbitrimit janë përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme të basteve sportive.
Sipas tij, nga 571 gjyqtarë të regjistruar, 371 rezultojnë të kenë pasur llogari aktive në faqet online të basteve, ndërsa 152 prej tyre janë përfshirë vazhdimisht në vendosjen e basteve gjatë periudhës së monitorimit.
“Ne jemi të vendosur të pastrojmë futbollin nga çdo formë korrupsioni. Askush nuk do të mbetet jashtë përgjegjësisë dhe masat ndëshkimore nisin që sot”, u shpreh kreu i federatës.
Hatciosmanoglu shtoi se mes personave të përfshirë ka edhe 22 arbitra të nivelit të lartë, duke përfshirë një që ka vendosur mbi 18 mijë baste, ndërsa 42 të tjerë kanë luajtur mbi 1000 herë secili.
Federata pritet të marrë masa të ashpra disiplinore dhe çështja do të kalojë gjithashtu në duart e autoriteteve ligjzbatuese./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit