zoom

Lajme

Skandal i madh/ Vuçiç kishte dërguar gruan në Kenia për të penguar njohjen e Kosovës

Skandal i madh/ Vuçiç kishte dërguar gruan në Kenia për të penguar njohjen e Kosovës

Pavarësisht ofensivës diplomatike të Serbisë, ku ishte përfshirë edhe bashkëshortja e presidentit serb Tamara Vuçiç, Kenia ka njohur sot Kosovën shtet i pavarur.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani konfirmoi se Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto. Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën.

Por mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se disa muaj më parë, presidenti i Serbisë ALeksandër Vuçiç kishte dërguar në Nairobi bashkëshorten e tij Tamara, si pjesë e një fushate diplomatike për të penguar njohjen. Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës. Vuçiq më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias.

Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenian, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Tamara Vuçiç ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e “vullnetit të mirë” të presidentit serb.

Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer edhe me gratë vendase në Kenia.

Ministria e Jashtme e Serbisë dënoimashpër vendimin e Kenias, duke e quajtur atë një “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar” dhe një “shkelje të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Një vendim i tillë minon përpjekjet që synojnë dialogun konstruktiv, stabilitetin rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar. Ai gjithashtu vendos një precedent të trishtuar në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis Serbisë dhe Kenias”, thuhet në deklaratë.
Ministria njoftoi se Serbia do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike dhe politike” për t’iu përgjigjur masës së Kenias.

Postime të lidhura