Aplikacion
Dy komedianë rusë, Vovan dhe Lexus, kanë vënë në lojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ky i fundit po mendonte se po bisedonte me Presidentin e Letonisë, Edgar Rinkevics, por në fakt, pas telefonit qëndronin dy komedianët rusë.
Kurti bisedon për gjithçka përmes telefonit, nga Richard Grenell e deri te Milan Radoiadoiçiç, pa e ditur për rrengun.
“Grenell ka marrë një dekoratë të lartë në Serbi… Nuk mund të marrësh këtë vlerësim në Serbi e të thuash jam i paanshëm. Ai ka punuar sistematikisht për të rrëzuar qeverinë time. Ia arriti në 2020-ën. Ishte e vetmja qeveri që u rrëzua gjatë pandemisë. Tani Donald Trump e ka caktuar drejtues të qendrës Kennedy, ku do të luftojë shfaqjet me dragg queen. Ndërkohë që edhe ai vetë është gay, e ka vendosur të luftojë ata…”, thotë Kurti.
“Edhe unë jam gay”, i përgjigjet personi në krahun tjetër, që Kurti mendon se është Presidenti i Letonisë.
“Nuk e dija”, thotë Kurti.
Në video, Kurti dëgjohet teksa ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride.
Për këtë grackë, reagoi edhe qeveria e Kosovës.
“Deklaratë e Zyrës së Kryeministrit në lidhje me incidentin me telefonatën – prank call
Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate. Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi e ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë’, thuhet në reagim./ Zoom.al