zoom

Aktualitet

SKANDAL/ Efektivi i policisë ofendon protestuesit: Hajde të q*fsha motrën

SKANDAL/ Efektivi i policisë ofendon protestuesit: Hajde të q*fsha motrën

Gjatë protestës së opozitës (22 mars), u shënuan incidente të shumta. Përveç sasisë së shumtë të gazit lotësjellës, dhe shkopinjve të gomës ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD, një tjetër skandal është filmuar.

Efektivët e “Shqiponjave” gjatë ndjekjes së protestuesëve, dëgjohen duke ofenduar: “Hajde të q*fsha motrën”.

Gjuha fyese është dënuar në rrjet, ndonëse të tjerë e quajnë atë të “përshtatshme” përballë trazirave që shkaktuan protestuesit.

VIDEO

Ashtu si herët e shkuara, edhe protesta e 6-të kombëtare e Partisë Demokratike, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, u shoqërua me tensione dhe incidente të shumta. Protestuesit marshuan drejt institucioneve kryesore, përfshirë Kryeministrinë, ku u hodhën molotovë, fishekzjarrë dhe flakadanë.

Policia ndërhyri disa herë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Si pasojë e përplasjeve, mbetën të lënduar 6 efektivë policie, ndërsa një qytetar humbi ndjenjat.

Gazi lotsjellës preku edhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili u detyrua të ndalonte për disa momente përpara se të rikthehej në protestë. 

Postime të lidhura