Aplikacion
Policia e gjeti të riun me shenja jete duke e nisur urgjentisht fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas në Tiranë, por mjekët nuk munden të bënin asgjë.
Rama njihej si person problematik dhe pavarësisht moshës së re mbante një mori veprash penale mbi vete. I dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje, Rama duhej të ishte në burg, por në maj 2021 është nxjerrë nga qelia duke u lënë vetëm me masën e sigurisë “Shërbim Prove”.
Pas mbikëqyrjes së trupit, policia i gjeti atij në krahun e majtë një tatuazh, që shpjegon edhe agresivitetin e papritur të tij ndaj policisë dje.
Në tatuazh shkruhet: Unë nuk jam një vrasës, por mos më detyroni të bëhem!
Rama ekzekutoi dje në mëngjes nënkomisarin Saimir Hoxha gjatë një kontrolli që policia po kryente në makinën ku ai udhëtonte me dy persona të tjerë. Pas krimit, ai mori makinën dhe u largua disa metra nga vendi i ngjarjes për t’u fshehur më pas në zonën e pyllëzuar në Ishull Lezhë.
Pas kërkimeve që zgjatën disa orë, policia e lokalizoi Ramën duke i bërë thirrje që të dorëzohej, por i riu qëlloi veten në pjesën e djathtë të kokës, sipër veshit, duke humbur edhe jetën pak orë më pas në spital.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike