zoom

Aktualitet

Situatë kritike në Delvinë/ Flakët djegin një polic, një tjetër i asfiksuar. 12 shtëpi të shkrumbuara

Situatë kritike në Delvinë/ Flakët djegin një polic, një tjetër i asfiksuar. 12 shtëpi të shkrumbuara

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditën e së enjtes zonën e Kalasë në fshatin Senicë dhe është përhapur edhe drejt fshatit Palavli, duke dalë jashtë kontrollit.

Flakët kanë shkaktuar dëmtime të shumta materiale, ku deri tani raportohen 11 shtëpi të djegura dhe shkatërrimi i Kishës 200-vjeçare të Shën Dhimitrit në Senicë.

Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit janë lënduar dy drejtues të policisë së Delvinës: komisar Agim Troci, i cili ka pësuar djegie dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, si dhe shefi i krimeve Joni Lame, i cili është asfiksuar nga tymi.

Forca të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë, së bashku me emergjencat civile dhe autoritetet vendore, po vijojnë përpjekjet për të vendosur zjarrin nën kontroll. Në zonë ndodhen gjithashtu edhe ekipe të ambulancave për të ndihmuar banorët e prekur.

Për shkak të rrezikut, ka nisur evakuimi i banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçez./ Zoom.al

Postime të lidhura