zoom

Aktualitet

Evakuohen fshatrat e Delvinës, rrezik nga zjarret

Evakuohen fshatrat e Delvinës, rrezik nga zjarret

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz të Bashkisë Delvinë, pasi zjarret që kanë përfshirë zonën paraqesin rrezik të lartë për jetën dhe pronën.

Përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e emergjencave dhe të bashkëpunojnë me forcat e policisë dhe autoritetet vendore që po menaxhojnë evakuimin.

Në operacion janë përfshirë dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë mbi zonën e Delvinës, ndërsa dy të tjerë po ndihmojnë në vatrat e zjarrit në qarkun Berat-Dimal. Forcat tokësore të zjarrfikëses dhe ushtrisë po punojnë në terren për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.

Autoritetet njoftojnë se do të vijojnë me masa shtesë sigurie deri në neutralizimin e plotë të situatës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara./ Zoom.al

Postime të lidhura