zoom

Politikë

Simpatizantët e PD-së shpërthejnë kundër Rilindjes Demokratike që ka nisur goditjen e Berishës

Ditën e sotme, sekretarja e re në PD për të përndjekurit politikë, Jonila Godole tha se PD duhet të distancohet nga Berisha njësoj si CDU nga Kohl.

Fjala e thënë u përcoll me shpejtësi në media, duke sjellë reagim të shumtë të opinionit publik.

Teksa komentet nuk mungojnë në asnjë hapësirë portalesh ku komentuesit mund të lënë një shënim, një “luftë” duket se ka nisur nga ana e simpatizantëve të PD-së për Rilindjen Demokratike.

Në faqen zyrtare në Facebook të kësaj partie, komentet janë mjaft të ashpra, teksa nuk mungon edhe reagimi i RD-së. Në disa prej komenteve më të spikatura, RD thekson se bëhet fjalë vetëm për një prononcim të sekretares dhe jo qëndrimin e partisë.