zoom

Bota

Si ra çmimi i gazit në Europë nga 300 euro në 35 euro për megavatorë brenda një viti

Si ra çmimi i gazit në Europë nga 300 euro në 35 euro për megavatorë brenda një viti

Një vit më parë, politikanë evropianë ishin në gjendje paniku, duke parë çmimet e gazit me shumicë të thyenin të gjitha rekordet e kohërave.

Numrat dukej se ishin në kontrollin e një force të papërmbajtshme: Gushti 2022 filloi me çmimin 145 euro për megavat/orë për gazin që tregtohej në “Title Transfer Facility” (platforma e shit-blerjes”. Ky ishte një nivel alarmant.

Dy javë më vonë u arrit niveli i 200 euro për megavat/orë, ndërsa në 26 gusht ndodhi e paimagjinueshmja: u kap çmimi 300 euro për megavat/orë.

Befas, perspektiva e qytetarëve evropianë, që ndër dekada kishin jetuar me prosperitet, e që tani do t’i nënshtroheshin racionimit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike, u kthye nga e pamenduar në e besueshme.

“Çmimi i gazit ka kapur një rekord të ri. Sa larg mund të shkojë?”, lexohej në titullin e një artikulli kryesor europian të publikuar atë javë.

Titulli, ndonëse dramatik, përmblidhte atmosferën e pasigurisë dhe ankthit, që karakterizonte kohët më të këqija të krizës së energjisë, një fenomen i padëgjuar, i nisur që nga pandemia e Covid 19 dhe e përkeqësuar më tej pas vendimit të Vladimir Putin për të nisur një luftë në Ukrainë.

Në atë kohë, askush nuk mund t’i përgjigjej me bindje pyetjes “Sa larg do shkojnë çmimet?”

Por sot, një vit më vonë, ne mund ta japim një përgjigje: Pasi kapi rekordin e 300 euro plr megavat/orë, çmimi i gazit në Europë iu rikthye trajektores rënëse dhe regjistroi sërish shifra dyshifrore.

Të premten e shkuar, çmimi zbriti në 35 euro për megavat/orë, 88% më pak sesa në gushtin e vitit 2022.

Kjo e sjell kontinentin më pranë çmimeve me të cilat ishte mësuar deri para pandemisë, të cilat luhateshin mes 15 dhe 25 euro për megavat/orë.

Ky ndryshim drastik paraqet një nga sfidat më të mëdha të Evropës, që kur Kremlini mori vendimin të futej nl territorin ukrainas, duke transformuar strukturën e tregjeve të gazit dhe energjisë elektrike.

Edhe pse ligjbërësit në Bruksel kanë nxituar të përgëzojnë veten e tyre për fitoren gjeo-ekonomike, çelësi i suksesit në fakt është njl dimër më i butë, që kërkon më pak energji plr ngrohje./

    Marrë nga Euronews.tv dhe përshtatur në shqip nga Zoom.al