Aplikacion
Aty janë përdorur të dhëna të studentëve të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Mjekësisë Tiranë e Universitetit Politeknik, dhe në bashkëpunim me Universitetin e Ghent-it në Belgjikë, është treguar se si regjimi ushqimor i të rinjve (studentëve) shqiptarë në Tiranë nuk i përafrohet standarteve të shëndetshme (sipas referencave të DASH dhe MED) dhe të qëndrueshme (nga pikëpamja mjedisore, sipas referencave të EAT-Lancet).
Në këto kohë Sindemie (=shumë pandemi të bëra së bashku): sëmundjet kronike, COVID-19, ndryshimi i klimës dhe sfidat aktuale ekonomike, është hequr vëmendja nga tema shumë të rëndësishme për shëndetin, ku veçoj atë të studentëve në Shqipëri.
Regjimi ushqimor i tyre, tregon për një mjedis të pafavorshëm nutricional dhe shfaq nevojën për rekomandime. Duhet të adresohemi te sfidat aktuale të ushqyerjes të të rinjve dhe pjesës tjetër të popullatës. Nevoja e hartimit të një udhëzuesi kombëtar të përditësuar dhe të bazuar në fakte, me të dhëna nga Shqipëria dhe për Shqipërinë është një sfidë urgjente dhe praktike.
Gjetja kryesore e këtij hulumtimit është se hapi i parë për të krijuar një regjim ushqyerje me sa më pak ndikim negativ mbi shëndet dhe mjedis, si dhe me më pak kosto, është përgatitja e ushqimit vetë në kushtet e banesës/shtëpisë/konviktit, etj. Një zgjidhje e qëndrueshme e afat-gjatë e propozuar në këtë botim është krijimi i mensave/restoranteve publike të dedikuara për studentët dhe me çmime të përshtatura për ta.
Kura më i mirë për parandalimin e sëmundjeve kronike është një stil jetese i shëndetshëm, i cili fillon me një ushqyerje të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Sfidat e tashme dhe të ardhme të vendit tonë, nuk mund të adresohen pa një armatë të shëndetshme dhe të mirë-ushqyer profesionistësh të së ardhmes – studentët shqiptarë! Studimi thekson rëndësinë dhe nevojën emergjente për krijimin dhe integrimin e infrastrukturës monitoruese dhe survejancës nutricionale dhe shëndetësore kombëtare për të rinjtë, dhe më tej, në Shqipëri, gjë e cila për momentin mungon (p.sh. nuk ka asnjë studim kombëtar mbi kompozimin nutricional të regjimit ushqimor së shqiptarëve). Kjo do të ndihmojë në identifikim dhe adresimin e sfidave nutricionale dhe shëndetësore.
Zhvillimi i shëndetit të tyre dhe i vendit tonë fillon me krijimin e njohurive dhe zhvillimin e kërkimit shkencor, mbi faktorët që përcaktojnë gjendjen shëndetësore. Aktualisht nevojiten hulumtime të cilat ndihmojnë që Dekada e Aksionit ndaj Nutricionit e Kombeve të Bashkuara (2016-2025) të jetë një dekadë e suksesshme edhe për Shqipërinë: pa kequshqyerje, në të gjitha format e saj dhe me një shëndet më të mirë, që është e drejtë themelore e çdo shqiptari!
Në vitin 2018 u bë një apel i ngjashëm, përmes hulumtimit në revistën e mirënjohur Amerikane ‘PLoS ONE’ (e gjeni këtu), ku tregonte se ushqyerja e studentëve ishte jashtë standarteve dhe kishte nevojë për ndërhyrje të personalizuara për ta.
Rama vijon akuzat për Rai 3: I çova një mesazh drejtorit. Padi për gazetarin italian