Aplikacion
Shkaktarët e tyre janë të ndryshëm, si për shembull çrregullimet hormonale, sidomos para menstruacioneve dhe gjatë shtatzënisë, marrja e medikamenteve të caktuara, mungesa e higjienës, regjimi i pashëndetshëm ushqimor etj.
Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme janë më të predispozuar për të pasur puçrra dhe akne në shpinë. Më poshtë ju njohim me disa metoda natyrale si t’i eliminoni në kushte shtëpie:
Përdorni çdo ditë sfungjer ose furçë eskfoliuese dhe ujë të oksigjenuar: Higjiena luan një rol të rëndësishëm, si në shfaqjen dhe reduktimin e puçrrave në shpinë, ndaj kushtojini rëndësi. Lahuni çdo ditë me shampo trupi ose sapun me Ph (pehash) neutral, në mënyrë që të eliminoni qelizat e vdekura. Pasi të jeni fshirë, aplikoni pak ujë të oksigjenuar mbi zonat ku vini re më shumë puçrra.
Banjë me ujë të kripur: Personat që vuajnë nga ky problem, aspak i vogël, estetik duhet të bëjnë të paktën një herë në javë banjë me ujë të kripur. Shtoni gjysmë kg kripë të trashë në vaskë dhe qëndroni brenda saj për 20 minuta. Fshihuni me peshqir të butë me përmbajtje pambuku.
Aloe Vera: Bima e aloe veras njihet për vlerat e shumta ushqyese, si përbërësit me veti antibakteriale dhe antiinflamatore, të cilët mbajnë nën kontroll yndyrën e tepërt. Merrni pak nga xheli i saj dhe aplikojeni direkt në lëkurë dhe lëreni për disa minuta derisa kjo e fundit ta përthithë.
VIDEO/ Zjarr i madh në Berlin, digjet fabrika që prodhon raketa për Ukrainën. Rrezik nga tymi