zoom

Politikë

Si e spostoi Rama inagurimin e By-Passit të Vlorës, në të njëjtën datë dhe orë me protestën e PD!

Ditën e sotme, By-Passi i Vlorës do të jetë i kalueshëm për të gjitha automjetet.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 19:00 dhe i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri Rama. Inagurimi do të jetë në të njëjtën orë kur në Tiranë do të zhvillohet protesta e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Një inagurim që erdhi në mënyrë të papritur, pasi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook në 19 qershor të këtij viti, përmes një videoje ku tregonte punimet në By-passin e Vlorës, kishte vendosur inagurimin në 9 korrik.

“Nga Bypass i Vlorës që do të hapet përfundimisht më 9 korrik, ju uroj një të diel të qetë” shkruante në postimin e tij në Facebook, kryeministri Rama.

Mirëpo, data e inagurimit ndryshoi sërish, duke u hapur para kohe pikërisht në 7 korrik në orën 19:00, e cila përkon me protestën e lajmëruar nga Partia Demokratike. / zoom.al/