zoom

Sport

Si e humbi jetën në mënyrë krejt të papritur këshilltari i KOKSH-it

Si e humbi jetën në mënyrë krejt të papritur këshilltari i KOKSH-it

Është ndarë nga jeta në moshën të re Dritan Mezini, 53 vjeç, këshilltar në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar Dritan Mezini, ndërroi jetë nga një atak kardiak.

Lajmi është bërë i ditur pas një reagimi në rrjetet sociale nga miqtë e tij, ndërsa Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme.

‘Komiteti Olimpik ka humbur një mik, mentor, koleg dhe një mbështetës të madh të sportit. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe të gjithë miqve të Tanit. Lamtumirë Tani, u prehsh në paqe!’ njofton KOKSH. /ZOOM.AL/