zoom

Ekonomi

Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2021 është 3,8 % duke kujtuar dhe vlerën e lartë të inflacionit prej 3,7% sipas INSTAT.

Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,8 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 4,9 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,7 %, “Komunikimi” me 3,1 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,4 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 1,0 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,8 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u ulën me 0,5 %.

Në muajin Dhjetor 2021, ndryshimi mujor i matur nga IHÇK-ja është 0,8 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,0 %, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili, “Shëndeti” dhe “Hotele kafene dhe restorante” me 0,1 % secili.

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2021 është 2,3 %.