zoom

Aktualitet

“Shtëpi bari” dhe arsenal armësh në Shijak, jepet masa e sigurisë për Fredi Krasniqin

Është dhëna masa e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Krasniqin, personi i cili u arrestua gjatë operacionit në Shijak ku u zbuluan një “shtëpi bari” dhe arsenal armësh.

Kujtojmë që kërkim është shpallur, Selman Krasniqi, vëllai i tjetër, i cili sipas sistemit TIMS ndodhet në Itali.

Mësohet se Fredi Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.

Krasniqi pretendon se këtë aktivitet e ka nisur për të përfituar disa para të shpejta për shkak të disa problemeve.

Edhe avokati i tij , Aleksandër Ndrejaj u shpreh në të njëjtën linjë.

“Klienti im është invalid, prandaj kishte ndërtuar këtë “laborator”, për të nxjerrë shpenzimet për një operim qe duhet të kryente. Ndërhyrja kirurgjikale kushton më tepër. Në lidhje me armët kanë mbetur që nga 97’ dhe nga kontrolli ato arme janë të pluhurosura dhe kjo është konfirmuar.”- tha avokati.

Çfarë u sekuestrua na vilën 4-katëshe në Shijak:

444 rrënjë kanabis, 222 llamba elektrike, pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, 1 hark luftarak, 1 jelek anti-plumb, 1 palë dylbi, municion luftarak.