Aplikacion
“Sigurisht që të ardhurat e disponueshme kanë rënë në këto vite. është i vetmi vend ku të ardhurat në xhepin e qytetarëve janë më pak se cfarë ishin këtu e 10 vite më parë. Por arsyeja e dytë sigurisht lidhet me rritjen e cmimeve. Cmime në stratosferë në cdo produkt, që nga produktet shqiptare deri tek ato të importit. Cmime të cilat sot rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe zbrazin tavolinat e tyre. Cmime të cilat kanë një arsye kryesore. E para janë taksat,taksa socialiste e cila sot në cdo sektor e në cdo produkt ka rritur një kosto prej 20% shtesë”, vëren ajo.
E dyta, sipas saj, lidhet me kapjen e tregjeve. “Tregjet sot janë të kapura, ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimin, ka një marrëveshje për cmimet dhe ai që vuan në fund është sigurisht konsumatori. Sot sigurisht cdo produkt që mund ta blesh që nga sigurimet tek karburanti, tek produktet ushqimore, tek vaji,orizi ,tek kosi, sot janë me cmime pothuajse 80% më të larta. Ato të importit nga vendet ku vijnë por njëkohësisht ka shumë pal produkte shqiptare që shiten në raftet e supermarketeve. Këto tregje të kapura janë arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot blejnë më pak,shpenzojnë më pak me cmime më të larta”, thekson Tabaku, duke nënvizuar së kjo situatë duhet të ndryshojë.
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore