zoom

Lajme

“Shqiptarët nuk e mbyllin dot muajin”/ Tabaku akuzon qeverinë për favorizim të oligarkëve

“Shqiptarët nuk e mbyllin dot muajin”/ Tabaku akuzon qeverinë për favorizim të oligarkëve

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar gjendjen e rëndë ekonomike të familjeve shqiptare, duke e lidhur situatën me politikat e qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit.

Sipas Tabakut, rreth 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet bazike të jetesës, përfshirë ushqimin, energjinë, transportin dhe shkollimin.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo theksoi se kjo është pasojë e zgjedhjeve politike që kanë favorizuar një pakicë të pasur, ndërsa shumica e qytetarëve përballet me vështirësi ekonomike.

“Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por sot gjysma e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Qeveria ka zgjedhur të privilegjojë 5% të pasuruarve, në kurriz të 55% që luftojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme” deklaroi Tabaku./ Zoom.al

Postime të lidhura