zoom

Ekonomi

Shqiptarët mbajnë 3 mld euro “në xhepa”. Vazhdojnë të shmangin sistemin bankar

Në shkurt 2022, në Shqipëri kanë qarkulluar 363.2 mld lekë ose rreth 3 mld euro jashtë sistemit bankar. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky është niveli më i lartë i regjistruar që prej dy dekadash për dy muajt e parë të vitit. Gjatë shkurtit të vitit 2003 kur Banka Qendrore nisi publikim e të dhënave për paratë jashtë kanaleve financiare , në vend janë regjistruar vetëm 123.4 mld lekë  duke pësuar  thuajse dyfishim të shumës së parave që tashmë qarkullojnë CASH.

Në krahasim me shkurtin e një viti më parë në ekonominë shqiptare rezultojnë se janë 17.5 mld lekë më tepër jashtë bankave

Kjo lidhet me edukimin financiar, ku konsumatorët shqiptarë vazhdojnë të jenë konservatorë të parasë së thatë. Por ekspertët thonë se kjo ndodh edhe për shkak të nformalitetit të  lartë në ekonominë shqiptare e cila favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave nga aktivitetet e jashtëligjshme.

Një tjetër faktor në favor të rritjes së parasë cash gjatë këtyre viteve mendohet të jenë edhe normat e ulëta të interesit  që mund të kenë nxitur huadhënien informale, në kërkim të interesave më të larta.

Banka e Shqipërisë e cilëson sfidë fenomenin e përdorimit të parasë fizike për të paguar shërbime apo blerë produkte të ndryshme .ndërsa jep alarmin se  një situatë e  tillë pengon efektin e politikave  ekonomike

Nisur nga kjo janë ndërmarrë një sërë masash për zgjerimin e numrit të individëve dhe kompanive që të përdorin paratë brenda sistemit bankar.

PARAJA JASHTË BANKAVE

Shkurt  2022           363,2 mld lekë

Shkurt  2021            345,7 mld lekë

Shkurt  2003             123,4 mld lekë