zoom

Sport

Shqiptarët e Empolit bëhen me trajner të ri

Shqiptarët e Empolit bëhen me trajner të ri

Empoli ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Skuadra e Serie A ka ulur në pankinë Davide Nicola. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi, nëpërmjet kanaleve në rrjetet sociale.

Nicola do të pasojë Andreazzoli, i larguar. “Timonieri” 50-vjeçar ka firmosur një kontratë për një vit, me opsionin për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Kështu, Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi tashmë do të drejtohen nga një trajner tjetër, me italianin që ka qenë në stolin e Salernitanës apo Torinos.

“Klubi i Futbollit Empoli njofton se pankina i është besuar Davide Nicolës. Trajneri ka nënshkruar një kontratë për një vit, me opsion zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.

Ai do të drejtojë seancën e parë stërvitore nesër pasdite në orën 15:00”, shkruan Empoli. /ZOOM.AL/