Aplikacion
Shqipëria do të përfaqësohet në Finalet e Kupës së Botës në ski falë skiatores Lara Colturi.
Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë do të jetë në finalet e javës së ardhshme në Salbach të Austrisë, pasi arriti të renditej mes 25 më të mirave në Giant Slam, në Are të Suedisë.
Lara Colturi nuk e ka përfunduar garimin e saj në këtë event. Ajo do të garojë të dielën në Sllallom dhe nëse do të renditet mes 25 më të mirave, kualifikohet direkt për finalen e madhe edhe në këtë disiplinë.
“Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm,”-u shpreh skiatorja Lara Colturi.