zoom

Lajme

Shkoi në finale, skiatorja Lara Colturi: Do bëj gjithçka për Shqipërinë…

Shkoi në finale, skiatorja Lara Colturi: Do bëj gjithçka për Shqipërinë…

Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Saalbach. Në garën e ARE ajo u rendit e 23 duke ruajtur pozicionin e 25 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar edhe finalen e javës që vjen.

Në një intervistë për median zvicerane, “Le Canton27.ch”, Lara foli për objektivat e saj dhe ndjesitë që përfaqëson Shqipërinë:

“Më konsiderojnë legjendë e re, por unë ende jam shume e vogël. Po, natyrisht, jam shumë i lumtur për sukseset e fundit në garat me karakter ndërkombëtar. Unë nuk do të ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim në pistën e bardhë”, u shpreh Lara Colturi.

Më pas bën një premtim për vendin që po garon.

“Unë, perspektivën e kam përpara, meqë jam ende e re. Çka do ta dëshmojë veten, dhe do të bëjë maksimumin për vendin që përfaqësoj. Do ta bëj gjithçka që Shqipërinë ta prezantohet denjësisht në arenën ndërkombëtare”, theksoi ndër të tjera Lara Colturi.

Teksa përfundon duke përmendur figura të tjera kuqezi, e përforcuar edhe nga tekniku shqiptar.

“Nëse Xhaka dhe Shaqiri me flamur të Zvicrës na bëjnë krenar, pse Lara të mos na bëjë krenar neve me flamurin e Shqipërisë?! Jemi krenar se sot kemi dy Lara që flasin shqip ne kupën e botës!, u shpreh Elvis Toçi, presidenti i Federatës Shqiptare të Skive për “Le Canton27.ch”.

/ZOOM.AL/

Postime të lidhura