zoom

Lajme

Shqipëria gati për të bërë historinë – Strakosha: Do të japim maksimumin

Shqipëria gati për të bërë historinë – Strakosha: Do të japim maksimumin

Shqipëria është gati për të shkruar historinë në sfidën që do të luajë sonte me Spanjën, duel vendimtar për rrugëtimin e saj në EURO 2024.

Thomas Strakosha tha se kuqezinjtë do të japin maksimumin e tyre në fushë, për të siguruar fitoren që do t’i kualifikonte në fazën tjetër të Kampionatit Europian.

“Ne presim të japim maksimumin, të bëjmë më të mirën. Kemi pak shanse për të kaluar por do të provojmë deri në fund. Shpresojmë që të kalojmë”, tha Strakosha.

Sa i takon formacionit të Spanjës, Strakosha u shpreh se edhe pse janë lojtarë të dytë, ata janë të përgatitur dhe më të mirë se Kombëtarja Shqiptarja.

“Ndryshimet te Spanja? Formacioni i dytë i Spanjës është ndoshta si formacioni më i mirë që kemi pasur ndonjëherë Shqipëria. Ndaj duhet të kuptoni që kanë lojtarë yje në ekipin e parë, të dytë, presim një ekip të fortë. Ata duan t’i tregojnë trajnerit që janë të gatshëm të luajnë për ekipin e parë ndaj presim një ndeshje të fortë”, tha Strakosha para ndeshjes.