zoom

Aktualitet

Shpërthim në Vlorë/ 63-vjeçares i vendoset tritol në derën e shtëpisë (EMRI)

Shpërthim në Vlorë/ 63-vjeçares i vendoset tritol në derën e shtëpisë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Vlorës, ku në derën e jashtme të banesës së një gruaje 63-vjeçare ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, në lagjen “Partizani”.

Sipas policisë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Autoritetet kanë nisur menjëherë punën për identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës.

E tronditur, e zonja e shtëpisë, Bakie Soto, ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me askënd dhe nuk e kupton përse mund të jetë bërë objektiv i një sulmi të tillë.

Në njoftimin zyrtar, policia bën të ditur se materialet janë referuar në Prokurori dhe se hetimet po zhvillohen nën drejtimin e saj, me qëllim zbardhjen e plotë të motivit dhe autorëve të ngjarjes.

Postime të lidhura