Aplikacion
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, informon policia.
Godina ne fjalë është marrë qira nga Kozaku, ku pritej të bënte një investim. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.