zoom

Aktualitet

Berisha pas izolimit/ Tregon si i kaloi muajt i mbyllur në banesë

Berisha pas izolimit/ Tregon si i kaloi muajt i mbyllur në banesë

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka dalë për herë të parë në një intervistë televozive pas rreth një viti i izoluar në banesë.

Në studipn e emisionit “Open” lideri demokrat ka thënë se mbylla në shtëpi është privim i lirisë.

“Ti s’ke mundësi të ecësh, përtej hapësirës së banesës. Procesi ndaj Sali Berishës është më i shëmtuari që pas Luftës së Dytë Botërore në Europë dhe këtë do e provoj, është vetëm fillimi. Nuk më shkonte mendja se në Shqipëri do të vendosej një narko-diktaturë që do të kulmonte me burgosje dhe ndjekje politike të 3 liderëve të opozitës, marrje mandatesh deputetësh e kështu me rradhë. Diktatura më e keqe është diktatura e bandës, që nuk ndjek asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë Kushtetutë”- tha Berisha.

Kryedemokrati tregoi më tej se një pjesë të madhe të kohës e ka kaluar duke lexuar libra.

Ish-Kryeministri theksoi se nuk i ka munguar noti gjatë qëndrimit në banesë, por ajo që e ka pasion është ecja. “Unë mund të notoja edhe 3 orë, por ajo që se kisha është ecja”, tha Berisha.

Postime të lidhura