zoom

Aktualitet

Vrasësi shqiptar apel nga qelia në TikTok për lirim nga burgu! Biseda me Kozakun: 2000 euro nga unë

Vrasësi shqiptar Eugert Merizaj iu është lutur për para ndjekësve të tij, apel i bërë nga qelia përmes videove në TikTok.

Shefat e burgjeve po hetojnë pasi The Sun zbuloi klipet e mafiozit Eugert Merizaj, raporton tabloidi britanik.

Sipas The Sun, i dënuari me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një rivali në tregtinë e drogës, duket se po përdor një celular të ndaluar dhe kërkon para nga 63 mijë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

33-vjeçari me sa duket gjithashtu spikat me veshje të markave lukzoze ku shfaqet me atlete 250 paund dhe një palë pantallona të shkurtra Hugo Boss 99 paund.

Pavarësisht ndalimit të celularëve, ai ka zhvilluar vazhdimisht biseda drejtpërdrejt në javët e fundit në HMP Manchester.

Javën e kaluar, ai foli nga qelia me shqiptarin Kozak Braci, i cili e quan veten “Mbreti i Instagramit”.

Në videon e parë nga The Sun të dielën, Braci i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio. . . si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Fabio është një vrasës shqiptar që vuan dënimin në Greqi. Merizaj gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50 mijë paund për avokatë.

Ai tha: “Askush nuk do të më lirojë. Më kanë ikur paratë.”

Në një video tjetër, një mbështetës i thotë se do t’i dërgojë 1000 euro “sepse je djalë i mirë dhe në burg”.

Merizaj, i cili gjithashtu bisedon me gra në internet, ishte pjesë e një bande që vrau tregtarin e kanabisit Hemawand Ali Hussein në Hartlepool në vitin 2019.

Ai u burgos pasi u ekstradua nga Belgjika . Shërbimi i Burgjeve tha: “Telefonat celularë nuk tolerohen”. Burimet thanë se shefat e burgjeve po hetonin videot.