Aplikacion
Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë lidhur me divorcing mes saj dhe aktorit Bes Kallaku.
Në një intervitë me moderatoren Arbana Osmani, këngëtarja është shprehur “gjerë e gjatë” se si rrodhën ngjarjet mes çiftit.
Ajo ka treguar se prej disa vitesh kishte kriza në martesë, por ende nuk e kishin marrë një vendim nëse do të qëndronin bashkë apo të ndarë. Derisa, ajo kuptoi se nuk po funksiononte dhe se martesa nuk mund të vazhdonte nëse lufton për këtë raport vetëm njëra palë. Kështu që, një ditë, ajo mori vendimin për divorcin:
“Më duhej mua ta bëja si hap, pasi nuk shikoja asnjë rrugëzgjidhje tjetër, asnjë zgjidhje të mundshme. Nuk është i lehtë divorci për askënd dhe as nuk është diçka që e parashikon të ndodhë apo e dëshiron. Disa hapa, sado të vështira të jenë në jetë, duhet gjetur forca për t’i marrë. Forcën unë e gjeta te fëmijët e mia, tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen…”- ka thënë Xhensila.
Ajo ka treguar edhe pse ka vendosur të heshtë pavarësisht çfarë është thënë gjatë muajve të fundit.
“Shumë barrë kam marrë mbi supe. Çfarë nuk është thënë për mua, çfarë nuk kam lexuar. Por unë nuk e ndryshoj dot botën, nuk e ndryshoj dot mendësinë e tyre.”, tha ajo.
Xhensila ka thënë më tej se ka kaluar një vit të vështirë, sfidues, madje edhe ka kërkuar ndihmë për gjendjen e rënduar psikologjike. Derisa gjeti forcën për të vazhduar përpara dhe për të mos u dorëzuar…