zoom

Lajme

Kënga e re, dedikim për Xhensilën? Bes Kallaku thyen heshtjen

Bes Kallaku, një prej emrave më të përfolur të momentit në showbiz-in shqiptar ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë janë aluduar se i dedikohen ish bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Goca dhe gra”, Besi nuk e mohoi që tekstet e tij janë një frymëzim personal që i hedh në rreshta.

“U njohëm përpara Për’puthen”, Andi dhe Enki tregojnë historinë e dashurisë dhe japin lajmin e bukur: Bebin e kemi rrugës
Ai foli edhe për bashkëpunimin me Eli Malaj për të disatën herë radhazi.

Një thumb Besi e pati ndoshta edhe për kolegë të tjerë, ku theksoi se duhet që përveçse artist i mirë, të jesh edhe njeri mirë.

“Projektet e mia televizive janë stopuar deri sezonin e ardhshëm. Jam fokusuar te muzika. Nuk kam lidhje me kengen por me tekstet. Eli është një njeri i mrekullueshëm dhe ka një zë të jashtëzakonshëm që i del nga shpirti. Më mirë të jesh edhe artist i mirë, edhe njeri i mire”, deklaroi Bes Kallaku.

Postime të lidhura