Aplikacion
XHensila Myrtezaj ka folur për herë të parë edhe për divorcin e prindërve, një ngjarje që duket e ka lënë shenjë në jetën e saj.
Mes lotësh ajo ka kujtuar momentin traumatik kur përpara ndarjes, babai i saj ka goditur me thikë nënën.
“E mbaj mend, sigurisht. Ka qenë shumë më traumatike, është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime, por mund të ketë ardhur koha ta them… E di pse e dua shumë mamin tim dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohën edhe e gjykoj që nuk pati mundësi t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi pane. Im atë nuk pranoi që t’i jepte divorcin nga ime më dhe mami im është rasti i asaj gruas që u plagos me shtatë thika dhe humbi njërën nga duart. E gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time të therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret dhe nuk e di pse e thashë, se nuk dua të lëndoj as babain tim…”- ka treguar këngëtarja.