zoom

Bota

Franca në kolaps politik/ Macron i drejtohet kombit: Nuk tërhiqem

Franca në kolaps politik/ Macron i drejtohet kombit: Nuk tërhiqem

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke thënë se ai do të qëndrojë në pushtet deri në fund të mandatit të tij në 2027 dhe do të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim, pasi kolapsi ka përfshirë politikën në vend.

“Ju më keni dhënë një mandat demokratik prej pesë vjetësh dhe unë do ta zbatoj plotësisht mandatin tim”- tha presidenti në një fjalim drejtuar kombit.

Macron, i cili po përballet me krizën më të keqe politike të dy mandateve të tij si president, kritikoi kundërshtarët politikë si të papërgjegjshem ndaj interesit të kombit.

“Unë nuk do të mbaj mbi supe papërgjegjshmërinë e njerëzve të tjerë. Në ditët në vijim unë do të emëroj një kryeministër dhe do ta udhëzoj atë të formojë një qeveri me interes të përgjithshëm, duke përfaqësuar të gjitha forcat politike që mund të marrin pjesë”- tha ai më tej.

Votimi i mosbesimit të së mërkurës u mbështet nga një aleancë e partive të majta, si dhe nga deputetët e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë të Marine Le Pen kundër imigracionit me një total prej 331 votash.

Postime të lidhura