Aplikacion
Dueli mes Milanit dhe PSG-së i vlefshëm për raundin e 4-të në fazën e grupeve të Champions, pritet të jetë tepër i zjarrtë sonte në mbrëmje. Ndërkohë që në mesnatë ka plasur dhuna mes dy tifozerive.
Rreth 50 ultras kuqezi sulmuan me flakadantë dhe tymuese tifozët e PSG-së në zonën e Naviglit. Më pas menjëherë mbërriti policia duke bërë që të shpërndahej turma. Sipas njoftimit të policisë një tifoz francez ka mbetur i plagosur rëndë nga 2 goditje me thikë në këmbë dhe është transportuar në spital.
Përplasje kanë ndodhur edhe mes ultrasve të PSG-së dhe policisë të cilët kanë ndërhyrë. Një oficer u godit me thikë në këmbë dhe sulmuesi u arrestua. Një tjetër oficer është goditur më një objekt duke pësuar një plagë në buzë.
Sa i përket ndeshjes, te Milani, kthimi me PSG-në është ndeshja klasike “brenda ose jashtë”. Pas disfatës në Paris, kuqezinjtë do të zbresin sonte “all-in” në “San Siro”, për të vazhduar të qëndrojnë në Champions League. Një sprovë e madhe për të demonstruar se kanë cilësitë dhe personalitetin e duhura konkurruese me skuadrat e tjera të mëdha. Një tjetër humbje ndaj parizienëve, për më tepër, do të rrezikonte seriozisht dëshirën për t’i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve dhe vërtetuar krizën e javëve të fundit, duke vënë më tej në rrezik pozicionin e Piolit.
Kundër PSG-së, trajneri kuqezi nuk ka vetëm një shans të rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin e tij në Champions League, por luan edhe një pjesë të së ardhmes personale në Milanello. Në fakt, me një tjetër paraqitje negative ndaj parizienëve, menaxhmenti dhe pronarët e klubit mund ta ndryshojnë kursin, duke filluar nga stoli.