zoom

Bota

Shpallen 3 fituesit e çmimit Nobel në Fizikë

Shpallen 3 fituesit e çmimit Nobel në Fizikë

Çmimi Nobel në Fizikë iu dha John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis për punën e tyre mbi mekanikën kuantike, që po hap rrugën për një gjeneratë të re kompjuterësh shumë të fuqishëm.

“Nuk ekziston asnjë teknologji e avancuar e përdorur sot që nuk mbështetet në mekanikën kuantike, përfshirë telefonat celularë, kamerat… dhe kabllot optike,” tha komiteti Nobel.

Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave gjatë një konference për shtyp në Stokholm, Suedi.

“Ishte një surprizë e jetës sime,” tha profesori John Clarke, i cili punon në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Të tre fituesit do të ndajnë shumën prej 11 milionë krona suedeze (rreth 872,000 paund).

Komiteti Nobel njohu punën revolucionare të tyre në një seri eksperimesh në vitet 1980 mbi qarqet elektrike.

Sipas komitetit, bëhet fjalë për “zbulimin e tunelizimit kuantik makroskopik dhe kuantizimin e energjisë në një qarq elektrik”.

Për një fushë që shpesh konsiderohet e vështirë për t’u kuptuar, ky zbulim tingëllon shumë i komplikuar dhe i habitshëm./Zoom.al

Postime të lidhura