zoom

Lajme

Shokohen përdoruesit, bisedat me ChatGPT shfaqen në Google

Shokohen përdoruesit, bisedat me ChatGPT shfaqen në Google

Nëse keni shpërndarë ndonjëherë një bisedë me ChatGPT duke shtypur “Share”, tani mund të gjendet diku në Google, vetëm ca klikime larg nga të huajt.

Disa përdorues po zbulojnë se linqet e ChatGPT që ishin krijuar për bashkëpunime, po përdoren nga motorët e kërkimit, raporton Cybernews.

ChatGPT u mundëson përdoruesve që të gjenerojnë një URL unike për një bisedë me të. Biseda mund të shihet nga çdokush që ka linkun. Por nëse e shpërndani në rrjete sociale, faqe të ndryshme apo nëse dikush tjetër e shpërndan, mund të gjendet nga përdoruesit e Google. Nëse klikoni kutinë “Make this chat discoverable” kur gjeneroni një URL, automatikisht është e aksesueshme nga Google.

Edhe pse OpenAI i paralajmëron përdoruesit që mos të përfshijnë përmbajtje sensitive në këto linqe, shumë prej tyre nuk e prisnin të shihnin në internet bisedat private me chatbot-in.

Përdoruesit kanë gjetur shfryrje emocionale, rrëfime traumash dhe njerëz që e pyesin ChatGPT për ndjesitë e tij. Në disa biseda ka adresa email, emra fëmijësh, adresa shtëpish, foto dhe mesazhe zanore të përdoruesve.

Dane Stuckey nga OpenAI ka reaguar përmes një postimi në X se kompania po planifikon që ta heqë këtë opsion nga ChatGPT që nesër (2 gusht).