zoom

Aktualitet

Shkrimi i ‘New York Times’ fundos Ramën/ Reagon Berisha: Turp i botës së lirë….

Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi artikullin e New York Times, ku flitet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal dhe lidhjen e tij me kreun e qeverisë tonë Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se Edi Rama i cili është turpi i botës së lirë dhe thotë se ai duhet të largohet nga qeveria menjëherë.

“Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral. Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime tronditese pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme”- tha ai.

Media prestigjioze amerikane, New York Times i ka kushtuar një artikull të gjatë ish-zyrtari të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin Rama.

Në artikullin e New York Times theksohet se McGonigal, zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit shqiptar.

“Ndërsa ishte ende në FBI, ai zhvilloi një marrëdhënie me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe ndërmori hapa në dobi të politikanit, sipas prokurorëve në Uashington”, nënvizon artikulli.

Më pas New York Times bën një renditje kronologjike të ngjarjeve dhe takimeve mes McGonigal, Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe kryeministrit Rama.