zoom

Ekonomi

“Shkojnë për PPP e koncesione”- Tabaku: Qytetarët paguajnë më shumë taksa, por s’marrin shërbime

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë taksa, por s’marrin shërbime.

Tabaku thekson se fondet e mbledhura në buxhetin e shtetit nuk shpenzohen sepse shkojnë për PPP e për koncesionet,.

Ndërsa shtoi se nuk fokusohen tek projektet reale që mund të jenë në shërbim dhe dobi të turizmit.

“Është fakt tashmë që çdo shqiptar paguan më shumë taksa, tarifa lokale, paguan më shumë për shërbime dhe veçanërisht shtresa e mesme ka pasur një rritje të jashtëzakonshme taksash. Buxheti i shtetit vitin e shkuar mblodhi pothuajse 264 mln euro më shumë. Ndërsa viti u mbyll me një sufiçit e shtesë prej 150 mln eurosh. Po çfarë po ndodh me buxhetin e shtetit?

A po i merrni këto taksa mbrapsht? A po merrni çmime më të ulëta? A keni më shumë shërbime? Pensione më të larta? Shëndetësi falas? Më shumë rrugë? Ndërsa flasim 11% janë shpenzimet e fondeve për investime publike. Projekte të shtrimit të rugëve, ujësjellës kanalizime, infrastruktura lokale…11%. Po çfarë po ndodh? Është kjo vlerë si rezultat i arrogancës? I korrupsionit apo i paaftësisë për të shpenzuar para?  Ndërsa ia marrin qytetarëve me çdo formë të mundshme; tek dyqani i lagjes me çmimet e larta, tek fshatari me më shumë taksa, tek supermarketi me taksa të rritura nuk ia kthejnë pas me shërbime.

Edhe fondet që janë mbledhur në buxhetin e shtetit nuk shpenzohen sepse shkojnë për PPP, për koncesionet dhe nuk fokusohen tek projektet reale që mund të jenë në shërbim dhe dobi të turizmit”, shprehet Tabaku.