zoom

Aktualitet

Shkoi të takonte mbesën, italiani vret me thikë 61-vjeçarin shqiptar. Mister motivi, kapet autori

Një tjetër krim i rëndë me viktimë emigrant shqiptar, ka ndodhur në Itali, teksa policia nisi hetimet.

Një shqiptar raportohet se është vrarë gjatë natës në Bibbiano, në zonën Reggio Emilias në Itali.

Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00, kur sipas hetimeve paraprake, pas një debati, një italian goditi me thikë për vdekje një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte shkuar në godinën ku banon vrasësi i dyshuar, për të vizituar mbesën e tij.

Policia identifikoi sulmuesin e dyshuar, një 41-vjeçar, i cili u gjet në banesën e tij dhe më pas u arrestua. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka motive të dobëta, një grindje e çastit apo debati për lidhjen e mundshme të italianit me mbesën e viktimës.

Media dhe policia italiane nuk i kanë raportuar ende emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar, teksa po pyeten personat me interes hetimor, përfshi edhe mbesën e shqiptarit. /ZOOM.AL/