zoom

Aktualitet

EMRI/ Vritet shqiptari në Itali, e qëlloi me armë zjarri një italian

EMRI/ Vritet shqiptari në Itali, e qëlloi me armë zjarri një italian

Një 27-vjeçar u vra me armë zjarri në Itali. Sipas mediave italiane, i riu, i identifikuar si Kastriot Ismailaj humbi jetën mëngjesin e kësaj të marten në spitalin Garibaldi Centro të Nesimas, një ditë pasi u plagos rëndë.

Autori i ngjarjes, siç shkruajnë mediat italiane, është një 27-vjeçar italian me precedentë të mëparshëm penalë, Giovanni Pasqualino Di Benedetto.

Ky i fundit e qëlloi shqiptarin me armë zjarri teksa ishte brenda një banese sociale.

Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë godina ku jetonte shqiptari, e cila ishte në pronësi të një gruaje që kishte ndërruar jetë.

Postime të lidhura