zoom

Aktualitet

Shkarkohet nga puna drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga puna drejtoresha e IdentiTek

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj. Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij vendimi.

Freskida Halilaj e kishte marrë drejtimin e IdentiTek në muajin nëntor të vitit 2024, ndërsa para saj këtë post e mbante Loina Prifti. Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme pritet të emërohet drejtuesi i ri i institucionit.

IdentiTek është institucioni përgjegjës për regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike për shtetasit shqiptarë, si edhe për të huajt me qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri.

Postime të lidhura