zoom

Lajme

Shkarkimi i Spalletit/ Zbulohet biseda e fundit mes trajnerit dhe presidentit

Shkarkimi i Spalletit/ Zbulohet biseda e fundit mes trajnerit dhe presidentit

Situata në kombëtaren italiane ka hyrë në një fazë kritike, teksa Luciano Spalletti është larguar nga detyra e trajnerit, vetëm pak muaj para fazës vendimtare të eliminatoreve për Botërorin 2026.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, një pjesë kyçe e bisedës mes presidentit të Federatës, Gabriele Gravina, dhe Spallettit ka qenë:

“Lucciano, nuk mund të vazhdosh kështu. Të kritikojnë për çdo gabim të vogël. Mjafton një goditje e keqe nga këndi dhe të sulmojnë.”

Gazetari Alessandro Bocci zbulon se ky komunikim është bërë në Coverciano, selia e kombëtares. Spalletti dëshironte të vazhdonte në detyrë, por Gravina ka qenë i prerë:

“As ndeshja me Moldavinë nuk mund ta ndryshojë këtë vendim. Duhet të largohesh. Shkarkim. Zgjidhje konsensuale.”

Federata është në kërkim të trajnerit të ri, i cili duhet të rikthejë qetësinë dhe të rrisë shpresat për kualifikim.

Postime të lidhura