zoom

Lajme

Gattuso do të jetë trajneri i Italisë

Gattuso do të jetë trajneri i Italisë

Zgjedhja është bërë: Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Italisë. Gjithçka është e kryer dhe të hënën pritet zyrtarizimi i drejtuesit të stolit të të kaltërve. Ndërkohë, përpara fundjavës së ardhshme do të bëhet edhe prezantimi.

Njoftimi u dha nga Gianluigi Buffon, menjëherë pas fitores së 21-vjeçarëve me Sllovakinë. Sipas ish-portierit legjendar, që është shefi i delegacionit të përfaqësueses, Gattuso është zgjedhja më e mirë.

Pas takimit pozitiv me presidentin e Federatës Italiane, Gravina, tashmë mungon vetëm firma në kontratë. Në stafin Teknik të Gattuso-s pritet të jenë emra të njohur të futbollit si Bonuçi e Barzagli, por edhe Zambrotta e Perrotta si figura që do të qëndrojnë pranë skuadrës. Me pak fjalë, Itali e re do të nisë nga legjendat që fituan Kupën e Botës në vitin 2006.

Kontrata e teknikut të ri do të jetë e ngjashme me atë të ish-trajnerit Spalletti, me pagë jo më tepër se dy milionë euro dhe kohëzgjatje deri në Botërorin 2026.

Praktikisht bëhet fjalë për marrëveshje me kohëzgjatje 1-vjeçare, sepse kualifikimi në eventin më të rëndësishëm mund të ndryshojë dinamikat dhe perspektivën për trajnerin.

Postime të lidhura