zoom

Sport

Shifrat e çmendura dhe rekordi i rrallë i Karim Benzema

Ka nisur edicioni i ri i Kupës së Botës për klube dhe sulmuesi francez, Karim Benzema, u bë lojtari i parë që shënon në 4 Kupa Bote për klube. Edicioni i vitit 2023 u hap me ndeshjen Al-Itihad-Aukland Siti, takim i cili u fitua nga skuadra saudite në shifrat 3-0.

Benzema shënoi golin e tretë për Al-Itihad, ku më parë për sauditët kishin shënuar Romarinjos dhe N’Golo Kante. Al-Itihad mundi skuadrën e zelandezë të Aukland Sito, që përfaqësonte Oqeaninë. Në raundin tjetër Al-Itihad do të ndeshet me Al Ahli të Egjiptit. Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale të turneut me kampionët e Kupës Libertadores.

Mançester Siti, fituesi i Champions-it, do të përballet në  gjysmëfinalen tjetër me fituesin e duelit mes Leon të Meksikës dhe Urava Red Diamonds të Japonisë më 19 dhjetor.

Benzema, 35 vjeç, po luan për herë të gashtë në Botërorin e klubeve, ku në pesë rastet e mëparshme është aktivizuar me Real Madridin. Ai i ka fituar të gjitha finalet e luajtura me “Los Blancos” në vitet 2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022. /ZOOM.AL/