zoom

Lajme

Sherri me Neada Muçajn, reagon për herë të parë Enxhi Nasufi

Sherri me Neada Muçajn, reagon për herë të parë Enxhi Nasufi

Enxhi Nasufi ka folur për herë të parë rreth lajmeve për një konflikt fizik me ish-kolegen e saj në “Wake Up”, Neada Muçajn.

Ajo tregoi se si e ka përjetuar gjithë zhurmën mediatike dhe si e ka menaxhuar situatën me familjen e saj, veçanërisht me të ëmën.

“Meqënëse përmende portalet dhe rasti i fundit me gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht shkova në shtëpi dhe e minimizova. I thashë mamit që do shkoja në studio dhe do vazhdoja punën”, tha Enxhi.

Ajo theksoi se lajmet për konflikt fizik nuk përputhen me të vërtetën:

Nasufi nuk hyri në detaje për situatën në prapaskenë, por theksoi se shpesh lajmet për figura publike janë të ekzagjeruara ose të pavërteta./ Zoom.al

“Nuk ka ndodhur asgjë. Jam shumë kokëfortë dhe e fortë, dhe nuk ka asnjë gjë që mund të më ndalojë. Figurë publike të gjitha kostot i ka në kurriz, por suksesin nuk ta fal njeri”, shtoi Enxhi.

Postime të lidhura