zoom

Slider

Sherri me Jurgen Klopp, Salah: Nëse flas, do të ketë zjarr

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është shprehur nëse ai flet “do të ketë zjarr” pasi debatit me trajnerin Jurgen Klopp gjatë barazimit 2-2 në Premier League në West Ham.

Salah dukej se u përplas me Klopp, teksa ai përgatitej të hynte në lojë si zëvendësues në minutën e 79-të.

Klopp tha se nuk do të zbulonte se për çfarë ndodhi debati, por ish-sulmuesi i Liverpool, Peter Crouch u shpreh për TNT Sports se “nuk duket mirë për klubin”.

“Salah është një lojtar që ka nisur shumicën e ndeshjeve për Liverpool-in dhe ai do të nxehet nëse qëndron në stol”, tha Crouch. “Por askujt nuk i pëlqen ta shohë këtë mes një trajneri dhe një lojtari kyç”.

Salah dukej i frustruar nga diçka që Klopp i tha atij teksa përgatitej për t’u futur në lojë dhe dukej se donte të zgjaste grindjen përpara se shokët e skuadrës Darwin Nunez dhe Joe Gomez ta largonin.

Rezultati e la Liverpoolin jashtë garës për titull. Ata janë të tretët në tabelë dhe duhet të mbështeten në humbjen e pikëve të Arsenalit dhe Manchester Cityt për të pasur një fije shprese.

Në një video në rrjetet sociale, Salah, teksa po ecte pranë gazetarëve pas ndeshjes, tha: “Nëse flas do të ketë zjarr”.

Një gazetar pyeti “Zjarr?” dhe Salah u përgjigj: “Po, sigurisht.”

Klopp tha më vonë: “Ne folëm për këtë në dhomën e zhveshjes dhe për mua është mbyllur”.

Klopp do të largohet në fund të sezonit dhe Liverpool këtë javë ranë dakord për kompensimin me vlerë deri në 9.4 milion paund.

Ka pasur edhe spekulime për të ardhmen e Salah, i cili ka shënuar 210 gola në 346 paraqitje në shtatë vjet në Liverpool, por kontrata i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Ai ishte i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite sezonin e kaluar dhe ato thashetheme kanë filluar të qarkullojnë edhe një herë.