zoom

Lajme

Sherri me Ballën në Kuvend, përjashtohen dy deputetët e opozitës

Sherri me Ballën në Kuvend, përjashtohen dy deputetët e opozitës

Sekretariati i Etikës në Kuvend, ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, kreun e Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputetin Klevis Balliu, pas incidenteve në seancën e fundit plenare.

Dy deputetët e PD-së u përjashtuan pas sherrit me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, pasi ky i fundit iu drejtua demokrates Albana Vokshi “Për ty kam numrin “0900”.

Kjo solli përplasjen në Kuvend, pasi Bardhi ka shpërthyer ashpër ndaj tij, duke shpërthyer në të shara dhe ofendime.

Ndërsa Klevis Balliu tentoi që të godasë me grusht Taulant Ballën.Po ashtu, Sekretariati i Etikës po shqyrton kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ballës nga Kuvendi.

Postime të lidhura