Aplikacion
Dy ndeshjet e raundit të gjashtë në Champions League, prodhuan 11 gola të shënuar.
Ajax triumfoi 4-2 në një transfertë delikate si ajo ndaj Qarabag. Vendasit nga Azerbajxhani e nisën mirë, duke kaluar në avantazh me Duran në minutën e 10-të, para se Dolberg të barazonte në të 39-ën.
Matheus Silva riktheu avantazhin e vendasve në minutën e 47-të, por holandezët përmbysën gjithçka në fund.
Gloukh shënoi dopietë në minutat 79 dhe 90, ndërsa goli tjetër u realizua nga Gaaei.
Copenhagen bëri surprizën në Spanjë, duke mundur 3-2 skuadrën e Villarreal. Një gol i Cornelius në minutën e 90-të, i dha fitoren danezëve, pas ndeshja ishte në barazim 2-2. Zoom.al/


